
9
Loredana Brati, një nga personazhet më të komentuara të Big Brother VIP Albani”, ka tërhequr vëmendjen edhe pas daljes nga shtëpia.
E ftuar në emisionin “E Diell” së bashku me Danjen dhe disa ish-banorë të tjerë, Lori shkaktoi një moment epik që po bën xhiron në TikTok.
Teksa Danja po shpjegonte një situatë, Loredana nuk i përmbajti nervat dhe reagoi në mënyrën e saj karakteristike, që u kthye menjëherë në një tjetër “perlë” nga ajo.
Në një video që po qarkullon në TikTok, Lori dëgjohet duke thënë: “O Danja, mos ia fut kot, më ngrite nervat.”
Teksa Danja nis të qeshë, Lori vazhdon: “Jo sinqerisht e kam.”
Danja replikon: “Filloi kjo.”
Ndërsa Lori nuk ndalet: “Jo sepse më ka lodhur me këtë muhabet. Dhe pavarësisht se bën kështu si engjëll, po të them boll me këto.”
Kjo deklaratë shkaktoi të qeshura në studio, por Lori kishte më shumë për të thënë: “Ti na mblidhje te krevati, dhe në Prime na bëje fjalitë e bukura, të lezetshme për publikun për të marrë duartrokitje. Mos e kruaj Danja, mos e kruaj.”
Danja e pyet: “Çka të bëja?”
Lori përgjigjet: “Zemra, analizat m’i ke marrë edhe ti, pastaj dilje në Prime, kur pyeste Ledioni ‘çka mendon’, bëje bashkimin e analizave të të tjerëve, për të marrë duartrokitjet e publikut.”
Ky moment e dëshmon se Lori, edhe jashtë shtëpisë së BBVA, nuk ka ndërmend të ndalet me qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe plot temperament – një arsye më shumë pse fansat e saj e konsiderojnë një nga figurat më autentike të këtij edicioni.
ks