Bashkëshorti i Kristin Cabot, drejtoreshës së burimeve njerëzore në kompaninë Astronomer, e cila u bë virale pasi u kap në një moment intim me CEO-n e kompanisë gjatë një koncerti të Coldplay, ndodhej në të njëjtin event, por me të dashurën e tij.
Andrew Cabot, i martuar me Kristin prej dy vitesh, kishte konfirmuar më herët se ata ishin ndarë përpara se të shpërthente skandali. Por informacione të reja tregojnë se edhe ai kishte vazhduar jetën e tij dhe ndodhej në koncert me partneren e re.
Një burim për The Times of London deklaroi: “Kristin ishte në tribunë me kolegë të saj, ndërsa Andrew ishte gjithashtu aty me të dashurën e tij.” Sipas të njëjtit burim, “ata ishin ndarë dhe jetonin të ndarë prej disa javësh. Ishte një vendim miqësor.”
Ngjarja që përfshiu Kristin Cabot dhe CEO-n e Astronomer, Andy Byron, u bë virale kur kamera i kapi në një moment të afërt gjatë koncertit. Chris Martin, këngëtari i Coldplay, komentoi në skenë: “Ose janë në një lidhje, ose janë shumë të turpshëm.”
Kristin pranoi se sjellja e saj nuk ishte e përshtatshme, por theksoi se nuk kishte pasur një marrëdhënie me Byron. Ndërkohë, Andrew Cabot deklaroi se ishte i befasuar nga zhvillimet, por konfirmoi se ata ishin ndarë para koncertit.
Pas incidentit, bashkëshortja e Andy Byron, Megan Kerrigan, u largua nga shtëpia dhe hoqi mbiemrin e tij nga rrjetet sociale. Kompania Astronomer, në një deklaratë publike, pranoi se reputacioni i saj u ndikua, por theksoi se aktiviteti dhe puna e saj nuk janë prekur.
