Gjetja e dashurisë është çështje e fatit, mirëpo gjithashtu varet edhe nga ajo se çfarë personi jeni
Derisa disa femra kënaqen në marrëdhënie shumë të shëndetshme, të tjerat konsiderojnë që është shumë e vështirë të gjejnë partnerin e vërtetë.
Femrat e tilla zakonisht përfundojnë në marrëdhënie me njerëz të gabuar dhe në fund mbeten të vetmuara.
Femrat përgjithësisht të forta, të pavarura janë ato të cilat kanë tendencë që të mos kenë sukses në marrëdhëniet e tyre dashurore. Cili mund të jetë shkaku?
1. Ajo është e pavarur dhe ëndrrat e veta i ka prioritet
Kur femra është e fuqishme dhe e pavarur, patjetër që ëndrrat e veta do t’i vërë në vend të parë të listës së përparësive. Asaj i nevojitet hapësirë për t’i plotësuar ëndrrat vetjake. Nëse partneri nuk e kupton dhe bëhet pengesë në vend që ta përkrahë, ajo do të zgjedhë ëndrrat e veta jo atë.
2. Dashuria nuk është prioritet i saj
Ka arritur sukses shumë e re. Për të – nëse dashuria ndodh, do të jetë e mirëseardhur, mirëpo nëse dashuria nuk ndodh, edhe kjo është në rregull. Mund të jetë e vetmuar me punën e saj.
3. Zgjedh shumë kur është fjala për meshkujt
Jeta për të është luftë dhe ajo di si t’i realizojë ëndrrat e veta. Nuk janë të gjithë meshkujt interesantë për të. Asaj i nevojitet dikush, i cili mund të kuptojë rëndësinë e përpikërisë, i cili mund të kuptojë afshin e saj, ëndrrat.
4. Nuk do të tolerojë ndërhyrjet nga asnjë mashkull
Ajo di sa vlen. Nuk varet nga tjetri. Prandaj, nga partneri i saj nuk do të tolerojë kurrfarë lloj sjelljeje të papërshtatshme.