Kompania Mercedes-Benz njoftoi sot se do të paguajë gjithsej 120 milionë dollarë në disa shtete amerikane, sepse kishte softuer në automjetet e saj për manipulimin e të dhënave mbi emetimet e gazrave të shkarkuara, gjë që do të zgjidhë të gjitha procedurat e mbetura në të ashtuquajturin “Dieselgate”.
Kompania ka rënë dakord me avokatët amerikanë për të zgjidhur paditë mjedisore në lidhje me automjetet e saj BluTEC, të cilat dikur reklamoheshin si “automjetet më të pastra dhe më të përparuara me naftë në botë”, raporton Reuters.Sipas marrëveshjes së njoftuar sot, Mercedes do të vazhdojë programin e saj të ripajisjes së automjeteve me softuer të miratuar për emetimet, duke shkaktuar dhjetëra miliona dollarë në kosto shtesë të paplanifikuara.
Theksohet se këto kosto nuk do të ndikojnë në të ardhurat përfundimtare të kompanisë, sepse “është bërë një rezervë e mjaftueshme për kostot e të gjithë zgjidhjes”.


