20
Fatmir Sopi, ish-epror i UÇK-së në zonën e Llapit, është dëshmitari i radhës në rastin e ish- krerëve të UÇK-së në Hagë.
Para se të prezantohej nga Prokuroria, Sopi në fjalën e tij ka përshëndetur ish-krerët e UÇK’së.
“Përshëndetje bashkëluftërarët e mi”, ka thënë ai.
Sopi është prezantuar si Prokuroria si zëvendëskomandant i UÇK’së në zonën operative të Llapit. Në prezantimin e Prokurorisë thuhet se ai ka qenë i rëndësishëm në themelimin e brigadës “Fehmi Lladrovci”, shkruan Insajderi.
Prokuroria ka thënë se Sopi pritet të japë dëshmi për brigadën 153. /Insajderi.org