
Mëngjesin e kësaj të marte me shpejtësi në media qarkulloi lajmi se në Laç pati të shtëna me armë zjarri, ku persona të armatosur i bënë “pritë” një efektivi policie, i cili si pasojë mbeti i plagosur.
Media të ndryshme, mbajtën versione të ndryshme, fillimisht u raportua se ngjarja ndodhi në lagjen “Sanxhak” në Laç, ndërsa më pas u tha se në një fshat të Kurbinit.
Marrë shkas nga mospërputhshmëria e detajeve, Newsbomb.al kontaktoi me Policinë e Shtetit të cilët hodhën poshtë lajmin që ka qarkulluar me shpejtësi mëngjesin e sotëm.
Burime pranë policisë kanë bërë me dije se ky lajm është i pavërtetë dhe se nuk ka patur të shtëna me armë ashtu si dhe është raportuar më herët.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo