Meta-analiza e 33 studimeve, e para e llojit të vet, ka marrë në shqyrtim raportin mes ndjeshmërisë dhe problemeve të zakonshme të shëndetit mendor si depresioni dhe ankthi.
Shkencëtarët e Queen Mary University and the University of Surrey zbuluan se kishte një marrëdhënie të dallueshme dhe pozitive mes tyre duke nxjerrë përfundime se njerëzit shumë të ndjeshëm kanë më tepër gjasa për të përjetuar depresion dhe ankth krahasuar me ata që janë më pak të ndjeshëm.
Në studim, ndjeshmëria përcaktohej si tipar personaliteti që pasqyron aftësinë e njerëzve për të perceptuar dhe përpunuar stimujt mjedisorë si dritat e forta, ndryshimet e lehta në mjedis dhe gjendjen emocionale të të tjerëve. Këto anashkalohen shpesh në studimet shëndetësore dhe praktikën klinike që fokusohen te neurotizmi dhe lidhja e tij me sëmundjet e shëndetit mendor.
Studimi tregon se të kuptuarit e nivelit të ndjeshmërisë së dikujt mund të ketë ndikime terapeutike.
Për shembull, njerëzit që kanë më shumë tipare të personalitetit të ndjeshëm kanë më shumë gjasa të përfitojnë nga trajtimet me teknika si relaksimi i zbatuar dhe ‘mindfulness’, e cila mund të parandalojë përsëritjen.
