ShowBizzz

Personazhi i njohur shqiptar surprizon ndjekësit: Zbulon se është shtatzënë për herë të parë

Një ditëlindje e paharrueshme për Afrona Dikën, e cila ka zgjedhur ta festojë këtë ditë të veçantë me një lajm emocionues.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Afrona ka bërë të ditur se është shtatzënë. Në fotografitë e publikuara, ajo shfaqet duke treguar barkun e rrumbullakosur, ndërsa krahas tyre ka ndarë edhe një mesazh të ndjerë.

“Kjo ditëlindje ndihet edhe më e veçantë. Jam shumë mirënjohëse për mrekullinë e vogël që po rritet brenda meje”, shkruan ajo.

Ky kapitull i ri vjen disa muaj pas lajmit se Afrona ishte fejuar. Ajo ka preferuar që lidhjen dhe partnerin ta mbajë larg vëmendjes mediatike, duke ruajtur privatësinë e jetës së saj personale.

Tashmë, një tjetër emocion i madh i pret çiftin, pasi Afrona është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Deri më tani, ajo nuk ka bërë të ditur gjininë e bebit apo muajin e shtatzënisë

Të Ngjashme