Është përuruar përfundimi i projektit për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës rajonale Shipashnicë- Desivojcë- Terstenë
Pjesë e përurimit për përfunidimin e këtij projekti kanë qenë edhe Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës , Albin Kurti, Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit,Dimal Basha, dhe Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Përfundimin e këtij projekti Kurti e ka konsideruar si mundësi që qytetarët dhe bizneset të qarkulllojnë më lehtë dhe më shpejtë.
“Me gjatësi rreth 10 kilometra dhe me gjerësi afër 6 metra, përveçse do të mundësojë qarkullimin më të lehtë e më të shpejtë të qytetarëve dhe bizneseve, rruga është e rëndësishme edhe për bashkatdhetarët tanë, për zhvillimin ekonomik dhe për turizmin në këto zona të bukura të komunës së Kamenicës”, tha Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
