Lajme

Pesë persona lëndohen pas një aksidenti trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj–Shtërpcë

Në rrugën magjistrale Ferizaj–Shtërpcë, konkretisht në fshatin Biti e Poshtme, ku janë përplasur dy automjete.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:37, ku sipas konfirmimit për klankosova.tv nga zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, në të janë përfshirë dy automjete – njëri me targa të Maqedonisë së Veriut dhe tjetri me targa vendore.

Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Më datën 26.09.2026, rreth orës 10:37, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj–Shtërpcë, fshatin Biti e Poshtme, ku janë përfshirë dy automjete, një me targa të Maqedonisë së Veriut dhe një me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Veseli.

Të Ngjashme