Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Tomoc të Istogut.
Të pesë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkohë që në aksident janë përfshirë dy vetura.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Personat e lënduar janë dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas disa prej tyre në emergjencë për trajtim të mëtejshëm”, tha ai. /teve1.info/
