Lajme

Pesë të arrestuar në Prishtinë për rrëmbim dhe keqtrajtim fizik të një personi

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, katër meshkuj dhe një femër, nën dyshimin se kanë rrëmbyer një person, të cilin e kanë mbajtur për një periudhë kohore në një shtëpi, duke e keqtrajtuar fizikisht.

Sipas raportit policor, të dyshuarit ia kanë marrë edhe veturën viktimës.

Gjatë kontrollit, policia ka konfiskuar një armë pistoletë me një fishek, si dhe rreth 2 gram substancë narkotike të dyshuar si marihuanë.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 10.05.2026 – 22:00. Më 19.05.2026 janë arrestuar pesë të dyshuar, një femër dhe katër meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e lartcekura duke rrëmbyer viktimën mashkull, të cilin e kishin mbajtur për një kohë në një shtëpi duke e maltretuar fizikisht, si dhe i kanë marrë një veturë. Gjatë kontrollit është konfiskuar një armë pistoletë me një fishek, si dhe 2 gram substancë narkotike marihuanë. Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Të Ngjashme