Bota

Peshkaqenët në oqeanin Atlantik testohen pozitivë për kokainë

Peshkaqenët në ujërat e oqeanit Atlantik pranë brigjeve të Brazilit kanë rezultuar pozitivë për kokainë, thonë shkencëtarët.

Studiuesit kanë sugjeruar prej kohësh se jeta ujore mund të ndikohet nga droga e hedhur në ujë nga kontrabandistët, ku tonelata kokainë janë gjetur në Florida, Amerikën Jugore dhe atë Qendrore.

Një studim nga Fondacioni Osëaldo Cruz në Brazil ka gjetur prova se peshkaqenët po preken nga droga e hedhur në oqean.

Shkencëtarët analizuan 13 peshkaqenë të egër brazilianë që ishin kapur nga anije të vogla peshkimi.

Muskujt dhe indet e mëlçisë u testuan më pas duke përdorur një teknikë standarde të quajtur kromatografia e lëngshme, ku përdoret një lëng për të evidentuar kokainën.

Të 13 peshkaqenët ishin pozitivë, me një përqendrim të kokainës 100 herë më të lartë se sa ishte raportuar më parë për krijesat e tjera ujore.

Studimi zbuloi se substanca e kokainës ishte më e përhapur në indet e muskujve sesa në mëlçitë e peshkaqenëve.

Megjithatë, studimi tha se fusha e kërkimit ishte “shumë e kufizuar” dhe ndikimi i kokainës ose benzoilekgoninës në jetën ujore nuk dihet plotësisht.



/tiranapost