Ky është momenti rrëqethës kur peshkaqeni sulmon grupin e zhytësve në Maldive, që u regjistrua me kamerë amatore.
Peshkaqeni gjigant u fut në mes të turistëve që kishin shkuar për zhytje – duke e goditur secilin prej tyre me kokës dhe bisht, transmeton Telegrafi.
Ciceroni për peshkim në Ishujt Kajman, Cameron Kirkconnel ka shpërndarë videon në llogarinë e tij në Instagram, si një lloj paralajmërimit për 126 mijë ndjekësit e tij, që të mendohen mirë para se të zhyten.
“Argëtuese, zhytja me peshkaqen në Maldive. Nuk dua që profili im të mbushet me video të tilla”, tha Kirkconnel.
Ai bëri thirrje që t’ju ndalohet turistëve të zhyten me peshkaqenë. Sulmi ka ndodhur së fundmi në Maldive.
Mediat raportojnë se katër zhytësit në video kanë pasur shumë pak përvojë me peshkaqenët. Për fat të mirë nga ky sulm nuk është lënduar askush.