ShowBizzz

Pësoi infarkt në skenë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur kubanez

Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, këngëtari dhe kompozitori i njohur kuban, Ai vdiq pasi pësoi një atak në zemër në skenë në Lehman Center for the Performing Arts në Bronx, Nju Jork më 26 maj.

Formell, i cili ishte djali i legjendës së muzikës Juan Formell, u nominua për një Grammy në vitin 2000 për albumin e tij të parë “Songs from a Little Blue House”.

Ai u largua nga Kuba dhe u transferua në Nju Jork në vitin 1993, dhe pas vdekjes së babait të tij në vitin 2014, ai mori drejtimin si basist në grupin e tij afro-kuban, Los Van Van.

TS Poll - Loading poll ...

Ata po performonin në Bronx kur ai papritmas u rrëzua pranë një perde në fund të skenës pasi pësoi një atak në zemër./abcnews.al