LifeStyle

Petunia fiton konkursin e qenit më të shëmtuar në botë

Petunia, një qen i racës bulldog francez, dy vjeç dhe pa qime, është shpallur fituese e konkursit të qenit më të shëmtuar në botë, të mbajtur në panairin e Sonomas, në qytetin Santa Rosa të Kalifornisë.

Pronarja Shannon Nyman nga shteti i Oregonit mori çmimin prej 5 000 dollarësh në emër të Petunias, e cila ka këmbë të shkurtra, të çrregullta dhe një fytyrë të rrudhur.

Ky konkurs zhvillohet që nga vitet 1970. Vendi i dytë u zuri nga Jinny Lu, një qen pug pesëvjeçar, i cili garoi pa sukses edhe në konkursin e vitit 2023.

Këtë herë, pronarja Michelle Grady mori në shtëpi një çmim prej 3 000 dollarësh. Poppy, një qen shtatëvjeçar, me pak qime dhe lëkurë të zhveshur, fitoi çmimin e tretë prej 2 000 dollarësh.

Qentë u shfaqën në një skenë para një publiku që duartrokiste, me një juri që votonte për pamjen, personalitetin dhe reagimin e publikut.

Petunia dhe Nyman kanë fituar gjithashtu një fluturim për në Nju Jork për t’u shfaqur në ”Today Show” të NBC të hënën. Fituesi i vitit të kaluar ishte Wild Thang, një pekinez.

Organizatorët e konkursit këmbëngulin se shëmtia nuk është karakteristika e vetme që kërkohet dhe se anët më tërheqëse të qenve vlerësohen gjithashtu.

Shumë prej tyre vijnë nga strehimore kafshësh dhe konkursi synon të inkurajojë adoptimin në vend të talljes.

Të Ngjashme