Kuriozitete

Picasso ka realizuar 13 mijë vepra

Rekordin për numrin e pikturave e mban Pablo Picasso me 13 mijë vepra aktive. Piktori spanjoll, ishte fëmijë arti, dhe si i tillë nisi të hedhë ne telajo ngjyrat që në moshë të vogël. Një nga veprat e tij të para është “Shkencë dhe Mëshirë”, e realizuar në vitin 1897 kur ishte vetëm 16 vjeç.

Klasifikimi është i vështirë shprehen ekspertët e artit, megjithatë trashëgimia e lënë pas nga një prej autorëve më të rëndësishëm të artit modern dhe themelues i kubizmit, Picasso është shumë më e pasur në krahasim me këdo tjetër.

Të tjerë në renditje, emra të shkelqyer të historisë së artit botëror, janë Salvador Dali me rreth 1500 vepra arti aktive, e më tej Van Gogh, që përfundoi 900 piktura, ndërsa Rubens 1403 piktura e vizatime.

Ajo që bie në sy është numri i vogël i veprave të lëna pas nga Leonardo Da Vinci, me 15 piktura të tij, në fund të klasifikimit. Por Da Vinci, ishte i gjithanshëm dhe kishte interesa të shumtë edhe në shkencë, mjekësi, skulpturë, inxhineri, arkitekturë… Padyshim fiton të gjitha renditjet me gjenialitetin e tij të papërsëritshëm.

TS Poll - Loading poll ...