Ndërrimi i sheqerit me ëmbëlsues nuk do t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore, thonë udhëzimet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Këshilla sugjeron që njerëzit të mos kthehen tek ëmbëlsuesit pa sheqer si aspartame, e cila gjendet në kokakollën dietale, në një përpjekje për të humbur peshë ose për të parandaluar sëmundjet e lidhura me dietën, si diabeti i tipit 2.
Në vend të kësaj, ata duhet të konsiderojnë të hanë ushqime me sheqerna natyrale, të tilla si frutat, si dhe t’i përmbahen ushqimeve dhe pijeve pa sheqer.
Rekomandimi i ri bazohet në një rishikim sistematik të provave që zbuluan se përdorimi i ëmbëlsuesve pa sheqer “nuk sjell ndonjë përfitim afatgjatë në reduktimin e yndyrës së trupit tek të rriturit ose fëmijët”.
Sipas Daily Mail, studimet vëzhguese afatgjata sugjeruan se njerëzit që konsumojnë shumë alternativa të sheqerit – që gjenden në çdo gjë, nga pijet dietike te pasta e dhëmbëve – ishin në rrezik më të lartë të obezitetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.