LifeStyle

Piktura e Leonora Carrington shitet për çmimin rekord në ankand

Një pikturë e piktores surrealiste angleze të lindur në Lancashire, Leonora Carrington, është shitur në ankand për një vlerë rekord prej 28.5 milionë dollarësh (22.48 milionë funte).

Sotheby’s ka njoftuar se “Les Distractions de Dagobert” është tani vepra më e shtrenjtë e një artisteje femër të lindur në Mbretërinë e Bashkuar e shitur ndonjëherë në ankand.

Carrington lindi në Chorley më 6 prill 1917 dhe më vonë jetoi në Meksikë, përkrah piktorëve surrealistë si Frida Kahlo dhe Rementios Varo.

Piktura u ble nga biznesmeni argjentinas Eduardo F. Costantini, themelues i Muzeut të Artit të Amerikës Latine në Buenos Aires, në ankandin e Sotheby’s në Nju Jork.

Costantini e kishte kërkuar veprën 30 vjet më parë, por ajo u ble nga një koleksionist tjetër, i cili më pas ofroi 475,500 dollarë, sipas Guardian.

Leonora Carrington vdiq në vitin 2011 në moshën 94-vjeçare.