ShowBizzz

Pjesë e jurisë, Young Zerka zbulon detaje nga X Factor

Young Zerka ishte i ftuar së fundmi në emisionin “E diela jonë” nga Ermal Peçi, ku u ndal tek “X Factor”, eksperiencë që mesa duket i jep edhe kënaqësi por edhe përgjegjësi.

‘Do shoh të veçantën dhe uniken tek konkurrentët. Nëse vjen të konkurrosh si Dafina dhe Dhurata nuk është se do bësh dallim. Jam suprizuar nga talentet dhe zërat që kanë ardhur deri tani. Nuk mund ti thosha ‘Jo’ Verës dhe Alketës. Nëse u them ‘jo’ konkurrentëve ajo ‘jo’ do ti bëj më të fortë.’

Nisur nga roli i tij si anëtar jurie, Ermali i vendosi në studio disa fotografi të artisteve shqiptare mes të cilave Ronela Hajati. Çfare faktori X ka ajo?

‘Ronela është artiste e veçantë, është kërkuese. Këngët më të mira i ka me mua por edhe ato solo.’

Në mesin e propozimeve të artistëve që Ermali i prezantoi për ti pasur në grupin e tij, Young Zerka zgjodhi Dafina Zeqirin, Noizy dhe Stresi duke lënë jashtë Ronelën’

Pjesë e jurisë, Young Zerka zbulon detaje nga X Factor