Dy persona janë plagosur me armë zjarri të dielen në Podujevë, pas një përleshje fizike mes disa personave ku njëri nga të dyshuarit ka shtënë edhe me armë zjarri.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK, ka njoftuar policia.
“Në vendngjarje janë sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete. Me vendim të prokurorit janë arrestuar 6 të dyshuar dhe pas intervistimit dërgohen në mbajtje. I dyshuari që ka shtënë me armë zjarri është në kërkim policor”, thuhet në raportin 24-orësh./teve1.info/
