Tiranë – Një djalë i ri është plagosur natën duke u gdhirë dita e sotme në Tiranë, raporton noa.al.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”, ku dyshohet se shtetasi S. Z.(T)., 28 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. Z., 22 vjeç.
I riu ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.
Policia tha se 28-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
