Lajme

Plagoset me armë zjarri një shtetas i Shqipërisë në Gjakovë, policia jep detaje

Një shtetas i Shqipërisë është plagosur në Nec të Gjakovës pasditen e së dielës. I njëjti gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarja është bërë e ditur për media nga drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai tha se ende nuk dihen motivet që çuan në incident.

Sipas deklaratave të viktimës dhënë organeve të rendit, dy persona e kanë sulmuar pasi fillimisht i kishin kërkuar ndihmë duke pretenduar se automjeti i tyre kishte defekt.

Viktima pohon se të dyshuarit e kanë goditur me shufra metalike dhe më pas e kanë plagosur me armë zjarri.