Një burrë e një grua janë plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri në qendër të Ferizajt.
Të dy të plagosurit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor.
Tëvë1 nga burimet mëson se burri i plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se autoritetet janë duke hetuar rrethanat e rastit, ndërsa priten detaje shtesë në raportet e ardhshme. /teve1.info/
