Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku ka mbetur i plagosur një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës.
Inspektori i plagosur siç ka raportuar Gazeta Sinjali është: Arsim Beqiri.
Ndërsa i dyshuar për rastin siç ka raportuar Gazeta Sinjali është: Agon Dulla
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti
“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “B” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur”, ka deklaruar Ahmeti.
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.
Ahmeti bëri të ditur se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar.
