Duket se tensionet e vjetra nuk shuhen lehtësisht mes dy ish-konkurrentëve të Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit.
Dyshja, rrugëtimi i së cilës filloi vitin e kaluar në Farma VIP dhe që është karakterizuar nga një histori e gjatë “lidhje-ndarje”, sërish ka gjetur veten në qendër të vëmendjes, këtë herë përmes një përplasjeje në distance në social media.
Çdo gjë nisi kur Lim Hoti postoi një storje në Instagram, ku kritikonte ashpër integritetin e shqiptarëve dhe sugjeronte se ka ende njerëz me fytyra të kamufluara. Në këtë postim, ai theksonte akronimin “TQR”, të cilin e përkufizonte si “Talent, Qetesi, Respekt”, duke shtuar se do të doja që të tregonte se ishte realist, pavarësisht faktit se ai ka fakte.

Alba Pollozhani nuk ka qëndruar duarkryq dhe i është kundërpërgjigjur me një sërë storjesh të mprehta.
Ajo përdori të njëjtin akronim, “TQR”, por me një përkufizim tjetër: “Trimëri, Qetësi, Rrezatim”, një gjetje, për të thumbuar ish-partnerin.
Duke vazhduar më pas me Story që fliste për paranojën, duke theksuar se “Kur paranoja të bën me humb dikë të vërtetë… kupton shumë vonë çfarë ke pas.” Ky postim dukej qartë si një reagim ndaj shkrimeve të Lim-it.
Por Alba nuk e la me kaq! Ajo kërkoi ndihmën e ChatGPT-it për të përkufizuar paranojën.
Alba e postoi bisedën ku ChatGPT shpjegonte se paranoja përfshin dyshime të forta dhe shpesh të pabazuara, ndjenjën se dikush po të gjykon, ose po të bën keq, duke shtuar me shpoti në green text overlay “Interesante,” “Wow! Po befasohem shume sot!” dhe “Uaaaa! Ky po qe eshte informacion me rëndësi!”.


Lim Hoti nuk mbeti prapa dhe u kundërpërgjigj sërish, duke repostuar një citat tjetër: “Fito në heshtje dhe lërini të mendojnë se po humbni,” i cili mund të interpretohet si një njoftim për strategjinë e tij në këtë luftë në distance.

Kjo luftë e re mes Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit dëshmon sërish për natyrën e tyre konfliktuale dhe për një histori që duket se nuk ka marrë fund plotësisht. Dyshja u lidh vitin e kaluar në Ferma VIP, ku u ndanë pas daljes, por u ribashkuan sërish këtë vit brenda shtëpisë së BBVK4, gjë që përfundoi sërish me ndarje brenda formatit. Ky kapitull i fundit në distancë është vetëm një tjetër faqe në sagën e tyre të komplikuar. Mbetet të shihet se cili do të jetë lëvizja e radhës në këtë luftë sociale. /Prive

