Lajme

PLAS keq mes Braçes dhe eurodeputetes gjermane: Kështu do futeni në BE, me kërcënime?; Socialisti i përvishet: Rrugëtore, të thashë të ndaleshe (PËRPLASJA)

Një përplasje e ashpër virtuale ka ndodhur së fundmi, mes eurodeputetes gjermane Jutta Paulus dhe socialistit Erion Braçe, që dyshohet të ketë lindur si pasojë e reagimeve të politikanes gjermane për Vjosë-Nartën.

Përplasjen e dyshes, e ka zbuluar vetë eurodeputetja e cila publikoi mesazhet e ndara me socialistin, i cili i shkruan eurodeputetes se së shpejti do të bëhet e njohur.

“Pa merak, se do të bëhesh e njohur shumë pas pak!” i shkruan Braçe eurodeputetes.

See also  Aksidenti i rëndë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen katër personaKjo e fundit i përgjigjet duke e falenderuar për kërcënimet e marra. Braçe vijon bisedën duke i thënë politikanes gjermane se mesazhet nga ai nuk janë kërcënime por vlerësime.

Me këmbëngulje eurodeputetja i kthehet deputetit duke i thënë se mesazhet janë haptazi kërcënime, ndërsa e kritikon për mënyrën e komunikimit, duke iu kthyer me një reagim që lë të nënkuptohet se në këtë mënyrë do jetë i vështirë integrimi europian i Shqipërisë.

See also  Pistë e re për fatin e Bleona Matës, mund të ndodhet në Londër?! Reagimi live i nënë Bukuries: Është parë tre vite rresht duke dalë nga ajo shtëpi (Video)Më tej, Braçe e vijon bisedën duke i shkruar eurodeputetes se tashmë do e publikojë në rrjet sepse kur deputeti i kërkoi që të ndalonte me reagimet e saj, kjo e fundit nuk e ka dëgjuar.

Përplasja e ashpër mes dyshes vjen pas akuzave të ngritura nga eurodeputetja Jutta Paulus për lobim, shkelje mjedisore dhe ndërhyrje në Parlamentin Europian në lidhje me zonat e mbrojtura.

Mesazhet mes dyshes:

Të Ngjashme