Lajme

Plas keq në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi përplaset me Veliajn dhe qëllon me letra…

Është zhvilluar me debate dhe përplasje mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Sipas informacioneve një debat i ashpër është zhvilluar mes këshilltarit të PL-së dhe këshilltarit socialist, Halit Valteri.

Përplasja mes këshilltarëve raportohet se ka nisur, pasi Blushi po debatonte me kryebashkiakun Erion Veliaj, dhe më pas ka ndërhyrë Valteri.

Ky i fundit ka qenë deputet i PD-së, por iu bashkua radhëve të mazhorancës, pasi demokratët dorëzuan mandatet në 2019. Menjëherë pas debatit mbledhja është ndërprerë.