ShowBizzz

Plas sërish skandali mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Drama Brad Pitt dhe Angelina Jolie po vijon sërish. Ndërkohë që ish-çifti kaluan një betejë të keqe për kujdestarinë mbi fëmijët e tyre, ka një akuzë të re nga Pitt kundër aktores në lidhje me pasurinë franceze që ish-çifti ndante.

Njihet si Chateau Miraval dhe kishte një punishte vere të konsiderueshme. Dokumentet ligjore vërtetojnë se Brad akuzoi Jolien se kishte shitur fshehurazi pjesën e saj të pasurisë pa pëlqimin e tij.

Aktori pretendon në këto dokumente gjyqësore se asnjë pjesë e kësaj prone të përbashkët nuk do të shitej pa lejen e tjetrit.

Në vitin 2008, çifti tashmë i divorcuar bleu këtë pronë franceze dhe ata kanë luftuar ligjërisht për të që kur u divorcuan në vitin 2019.

Edhe kur u divorcuan, ata kishin rënë dakord për kushtet e kësaj pasurie në mënyrë miqësore me Brad Pitt që kishte një shumicë prej 68% të aksioneve.