Lajme

Plas skandali, qeveria privatizon tenderat e shëndetësisë, Salianji ngre alarmin dhe tregon si Rama po gllabëron

Plas skandali, qeveria privatizon tenderat e shëndetësisë, Salianji ngre alarmin dhe tregon si Rama po gllabëron paratë e shqiptarëve përmes skemës së KAYO-s
Babëzia e fitimeve abuzive dhe monopoleve plaçkitëse, që instalohen me ligj, nuk kursen as të sëmurët. Qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj, i cili praktikisht kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit duke krijuar një monopol të përbindshëm ekstraligjor dhe në kundërshtim të plotë me direktivat e Bashkimit Europian.

Kali i Trojës që privatizon tenderat e shëndetësisë do të jetë një shoqëri aksionere publike, e cila replikon në mënyrë identike modelin famëkeq të Kayos edhe në sektorin shëndetësor. “Shoqëria shtetërore ka për objekt të veprimtarisë plotësimin e nevojave të institucioneve publike të kujdesit shëndetësor për barna, pajisje mjekësore, produkte të tjera shëndetësore, mallra dhe shërbime mbështetëse, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së furnizimit, përdorimin eficient dhe ekonomik të fondeve publike, si dhe sigurimin e cilësisë dhe disponueshmërisë së produkteve të furnizuara”, thuhet në draft. Por djalli qëndron në detaje. Shoqëria publike nuk do ta bëjë e vetme furnizimin e spitaleve me ilaçe dhe pajisje mjekësore, por përmes krijimit të shoqërive të përbashkëta me privatët. “Për realizimin e objektit të saj, shoqëria krijon shoqëri të tjera ose merr pjesë në kapitalin e shoqërive të tjera tregtare, publike ose private, që kanë si objekt prodhimin dhe/ose tregtimin e barnave, pajisjeve mjekësore, produkteve të tjera shëndetësore dhe kryerjen e veprimtarive të lidhura me to”, thuhet në draft.Pra, një kompani e përbashkët mes shoqërisë aksionare shtetërore dhe një privati do të ketë monopolin absolut të blerjes së ilaçeve, pajisjeve mjekësore dhe llokmës së madhe qindra milionë euro të prokurimeve shëndetësore, njësoj si Timak Defence e cila ka ekskluzivitetin e furnizimit të ushtrisë me automjete dhe armë. Përmes këtij mekanizmi qeveria praktikisht asgjëson konkurrencën në tenderat e shëndetësisë duke privatizuar de facto buxhetin e një prej sektorëve me jetik për mirëqenien e përgjithshme. Pra tashmë nuk do të ketë më tendera ku kompanitë garojnë me njëra tjetrën për të ulur çmimet, por të gjitha ilaçet dhe pajisjet spitalore do të blihen nga monopolisti publiko-privat, i cili do t’ia shesë ato shtetit nga pozita e shitësit të vetëm ekskluziv. Vendosja e shëndetësisë nën thundrën e një monopoli privat është një çmenduri në kundërshtim të plotë, jo vetëm me kuadrin e brendshëm ligjor, por edhe me direktivat e Bashkimit Europian, pikërisht në kohën kur qeveria trumbeton hapje dhe mbyllje kapitujsh. Profesoresha e Kembrixhit, Evis Sala dhe shefi i saj, duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve se në cilin vend të Bashkimit Europian e morën këtë model dhe se cila qeveri e BE-së ka guxuar të privatizojë buxhetin publik të shëndetësisë.

NEWS  Bashkëshorti i Elisa Spiropalit paraqitet në Policinë e Tiranës, ja çfarë dyshohet“Kapitali.al” konsultoi legjislacionet e vendeve të BE-së dhe asnjëra prej tyre nuk ka një model të ngjashëm. Ky model është përdorur në dy apo tre raste në vende të botës së tretë, mes të cilave në një nga republikat e ish Bashkimit Sovjetik. Por edhe kjo e fundit e shfuqizoi për shkak të abuzimeve të mëdha. Tani qeveria e Shqipërisë synon t’ja u imponojë shqiptarëve monopolin vetëm që klienti i parazgjedhur të çojë në kontot e tyre private, paratë që duheshin përdor për të kuruar të sëmurët. Nëse ky draft kalon, vite më vonë shqiptarët do të zbulojnë të tjera kështjella në Europë, këtë herë të blera me paratë e të sëmurëve që dergjen në spitalet publike. Ky është një film që shqiptarët e kanë parë dhe me sa duket do ta shohin sërish. Për fatin e tyre të keq se ata që duheshin kuruar tek Spitali 5, i kanë në vendimmarrjen më të lartë.

NEWS  Vodhi 5 mijë euro ditën e parë, ‘zhduket’ punonjësja ‘skiftere’ e një exchange-i në VlorëReagon Salianji

Ndërkohë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ngritur dje akuza ndaj qeverisë dhe kryeministri Edi Rama lidhur me tenderat e shëndetësisë, duke denoncuar se mazhoranca po përgatit një ligj që do t’i kalojë tenderat e këtij sektori në një strukturë të vetme. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji e ka cilësuar këtë si një “KAYO 2 në shëndetësi”, duke iu referuar kompanisë shtetërore KAYO, e krijuar për prodhimin e pajisjeve ushtarake, ndërsa akuzon qeverinë se po zhvendos kontrollin e fondeve publike te “një grusht klientësh”. “A po e merr nën kontroll të plotë çdo qindarkë të shëndetësisë Roni?”, shkruan Salianji, duke iu referuar biznesmenit izraelit Ron Yeffet, aksioner i firmës shtetërore “KAYO”. Ai deklaroi se qytetarët shqiptarë paguajnë taksa për spitale funksionale, ilaçe dhe shërbim cilësor, jo për skema që, sipas tij, bëhen për favorizime dhe pasurime korruptive. “KAYO 2 në shëndetësi, qeveria po privatizon tenderat!

NEWS  Nga Artur Shehu i pronës në Zvërnec tek Ilir Shtufi i kullave në Tiranë, kush janë biznesmenët e njohur në kërkim nga SPAKA po e merr nën kontroll të plotë çdo qindarkë të shëndetësisë Roni? Rama po përgatit që me ligj tenderët për të gjithë sektorin e shëndetësisë ti lerë në një dorë të vetme, ndërsa shteti të heqë dorë dhe kompanitë private të krijuara nga superstruktura e ngjashme me KAYO-n të marrin kontrollin. Qeveria Rama i urren qytetarët dhe nuk po qeveris më për ta, por për të pasuruar një grusht klientësh. Tanimë edhe fondet e shëndetësisë po kthehen në biznes për të favorizuar të përzgjedhurit e klientelës, duke prekur sektorin më të ndjeshëm: shëndetin dhe jetën e njerëzve. Pasi dështoi të ndërtojë një sistem publik të denjë, pasi çdo koncesion i këtyre viteve përfundoi në SPAK për abuzime me miliona euro, tani po zgjedh ta dorëzojë shëndetësinë e bërë copë-copë dhe duke e zhvendosur paranë publike aty ku i leverdis politikisht, tek Ronat e tij! Shqiptarët paguajnë taksa për të pasur spitale që funksionojnë, ilaçe dhe shërbim cilësor, jo për të financuar skema që qartësisht bëhen për favorizime dhe pasurime korruptive. Shëndetësia nuk është pronë e Edi Ramës, është e drejtë e qytetarëve. Çdo vendim që prek miliarda lekë të taksapaguesve duhet t’u përgjigjet interesave të pacientëve, jo interesave të pushtetit që kërkon të pasurohet në kurriz të shëndetit të shqiptarëve”, shkroi dje Salinaji.

Të Ngjashme