ShowBizzz

“Plot 1 muaj me ty sot!”, Eliona Pitarka i bën dedikimin e ëmbël të bijës

1 muaj më parë aktorja Eliona Pitarka u bë nënë për herë të dytë dhe familja e tyre u zgjerua me një tjetër vajzë, pas lindjes së Galës.

Në 1 mujorin e të voglës së shtëpisë, Eliona ka ardhur me një dedikim special në profilin e saj të Instagramit tek ka shprehur se sa e ka bekuar jetën dhe familjen e tyre e vogla.

Plot 1 muaj me ty sot!
Ti je e dyta nga rradha por jo për nga rëndësia. Ti me tregove sesi zemra e nje nënë kurrë nuk ndahet por shumëfishohet.
Është e vërtetë që ti nuk më ke berë mama për herë të parë por ti më ke berë një mama akoma më të mirë.
Ti e ke berë motrën tënde fëmijë akoma më të gëzuar, padurimi i saj për të ardhur nga çerdhja e për të të mbytur me puthje e përqafime është pamja më e bukur që më kanë zënë sytë.
Ti e kë bërë atë më të dashur, më të ëmbël, je duke i mesuar asaj sesa e rëndësishme dhe e bukur është të ndash gjërat me njerëzit që do. Ti e vogla jonë na ke shtuar dashurinë e jetën! Të duam, mami, babi dhe Gala.’

View this post on Instagram

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka)