Plutoni do futet në shenjën e Ujorit nga sot e deri më 2043, pra gati 20 vite. Këto 20 vite do shohim ndryshime në botën ku jetojmë, përparime të mëdha shkencore dhe mjekësore, përmbysje të sistemeve të pushtetit. Do e shohim botën me një perspektivë të re.
Do të duhet shumë kohë që ndikimi i Plutonit të japë rezultatet. Për më tepër nuk ka asgjë për tu trembur pasi ndryshimet janë pjesë e jetës dhe po ndodhin për mirë.
Është sikur të themi “Po futemi në një epokë të re”.
Kush do të ndikohet nga Plutoni në Ujor? TË GJITHË!
Plutoni është një planet transformues që shkon përtej ndikimit personal prandaj do të ndikojë tek të gjithë ne në një nivel shoqëror.