ShowBizzz

“Po bashkëjetoj me…”, Mikela Pupa zbulon për herë të parë romancën e saj të re

Mikela Pupa tashmë është një figurë tepër e njohur dhe e komentuar në rrjet.

Ajo u njoh për publikun fillimisht teksa merrte pjesë në emisionin e dashurisë “Përputhen”, por eksperienca e saj televizive nuk përfundoi me aq.

Mikela ishte gjithashtu një nga banoret e këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

TS Poll - Loading poll ...

Së fundmi Mikela ka qënë e ftuar në emisionin Përputhen, por këtë herë në rolin e opinionistes.

Teksa jepte opinionet e saj lidhur me konkurrentët, ajo ka zbuluar se prej disa kohësh ishte në një lidhje dashurie.

“Jam me dikë që është shumë i urtë, është shumë i dashur dhe më fal atë qetësinë që nuk e kisha gjetur kurrë më përpara.

Po bashkëjetoj më dikë. Kemi shumë kohë që njihemi, kemi qenë shumë shokë më përpara dhe që po bashkëjetojmë kemi vetëm tre muaj”, tregoi Mikela për publikun.