Modelja, aktorja e prezantuesja shqiptare, Arbnora Ademaj, ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale pak para ndeshjes së shumëpritur mes Kosovës dhe Turqisë.
E njohur për stilin e saj të veçantë dhe paraqitjet atraktive, Arbnora është shfaqur në formë të shkëlqyer, duke publikuar fotografi që ka tërhequr menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit.
Ajo ka zgjedhur një fustan tërheqës, duke kombinuar elegancën e mos e lenë anash as provokimin.
Ajo qëndron aktive në Turqi dhe tashmë është pjesë e mediave atje, ku po vazhdon të ndërtojë karrierën e saj ndërkombëtare, ndërsa çdo paraqitje e saj shndërrohet në lajm.
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë ka zgjuar interes të madh tek tifozët, ndërsa prania dhe postimet e figurave publike si Arbnora Ademaj vetëm sa e shtojnë atmosferën dhe entuziazmin rreth kësaj loje.
View this post on Instagram
