1
Shtëpia e Big Brother VIP është shoqëruar me momente tensioni dhe vërtetësie gjatë një bisede private mes Brikenës dhe Mateos, të cilët ndonëse shihen shumë të afërt, po qëndrojnë ende në kufijtë e miqësisë.
Ka qenë Brikena ajo që ka vendosur t’i vërë “pikat mbi i”, duke mos lejuar që Mateo të kalojë limitet dhe duke vënë në dyshim deklaratat e tij.
Gjatë këtij ballafaqimi kokë më kokë, ajo i është drejtuar Mateos me tone të prera:
“Që ti pëlqimin po e bën sikur je i dashuruar, ku në fakt ti thjesht ke një pëlqim. Është në rregull ti e ndjen, ti mund të kesh një pëlqim për një vajzë por ti je duke e bërë sikur je i dashuruar”.
Nga ana tjetër, Mateo nuk ka ngurruar t’i shprehë asaj se ndjesitë e tij janë reale dhe shumë më vëzhguese seç ajo mendon. Ai ka insistuar se e ndjen praninë dhe mungesën e saj në çdo cep të shtëpisë, duke u shprehur:
“S’ka rëndësi, unë e ndjej. Unë kam aq ndjesi sa unë e vrej ku je në shtëpi e ku s’je, kur të kam afër, kur të kam larg, çfarë bën kur je larg meje, si sillesh me tjerët, si ndihesh ti kur të kam unë afër, dhe si ndihesh ti kur të kam larg”.
Kjo bisedë mes tyre ka treguar qartë hendekun që ekziston aktualisht: një Mateo që pretendon ndjenja të forta dhe një Brikenë që kërkon të mbajë këmbët në tokë, duke e cilësuar gjithçka si një pëlqim që po fryhet më shumë seç duhet.
Mbetet të shihet në natën e nesërme në prime se si do të shkojë ky raport i tyre pasi të sqarohen.
View this post on Instagram
ks