LifeStyle

Po i lajmë gabim rrobat. Çfarë këshillojnë ekspertët e lavanderisë?!

Nga Madeleine Aggeler- The Guardian
Për vite të tëra, unë i laja rrobat në të njëjtën mënyrë si kriminelët trajtojnë provat inkriminuese.

Temperatura e ujit? E nxehtë. Temperatura e tharëses? Si sipërfaqja e diellit. Sa më gjatë të rrinë rrobat në lavatriçe, aq më mirë. Askush nuk ma mësoi këtë teknikë sadiste. Në një moment të rinisë sime, mendova, “uji i nxehtë = rrobë e pastër” dhe kurrë nuk shikoja pas. Nëse kjo metodë më dëmtoi stolitë e mia, nuk e vura re, ndoshta sepse gardëroba ime përbëhej nga rroba që prisheshin pas tre larjesh.

Falë ndërhyrjes së miqve të kujdesshëm dhe temave informuese në Twitter/X, përfundimisht korrigjova gabimet e mia. Kujdesi i duhur për rrobat, çarçafët dhe peshqirët tuaj nuk është vetëm i arsyeshëm dhe higjienik, por mund ta zgjasë më shumë jetëgjatësinë e një artikulli.

Ne folëm me ekspertë se si të lani rrobat më mirë!

Sa shpesh duhet t’i lani rroba?
Ekspertët me të cilët fola ranë dakord që ne mund ta zgjasim jetëgjatësinë e shumicës së rrobave duke kaluar pak kohë mes larjeve, jo direkt pas veshjes, me përjashtim të të brendshmeve dhe çorapeve. Peshqirët duhet të lahen pas çdo tre ose katër përdorimesh. Ndërsa çarçafët një herë në javë, ose një herë në dy javë apo tre javë. Nëse flini me pizhame, është e arsyeshme t’i lani një herë në dy javë.
Dhe nëse flini lakuriq, lajini çarçafët disa herë në javë dhe jo më gjatë se një herë në javë.

Cila është temperatura e duhur e ujit në lavatriçe?
Në pjesën më të madhe, ekspertët rekomandojnë ujë të ftohtë. Pëlhurat moderne në përgjithësi janë më të lehta për t’u kujdesur dhe reagojnë mirë ndaj ujit të ftohtë. Dhe nëse nuk keni të bëni shpesh me yndyrë të rëndë ose rrobat tuaja nuk kanë nevojë për dezinfektim të rregullt e të thellë, ndoshta nuk ka nevojë t’i përvëloni rrobat tuaja. Plus që energjia është e shtrenjtë dhe kriza klimatike është temë e nxehtë sot.