ShowBizzz

‘Po kalon momente të vështira,’ G-Bani me thirrje për Gjestin

Vendimi i Gjykatës për të caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka sjellë reagime të menjëhershme nga kolegët e tij. Së fundmi, reperi i njohur G-Bani ka zgjedhur të reagojë publikisht, duke shprehur keqardhje dhe shqetësim për situatën në të cilën ndodhet artisti i ri.

Përmes një apeli të hapur, G-Bani i bëri thirrje sistemit të drejtësisë në Kosovë që ta trajtojë këtë rast me më shumë mirëkuptim dhe humanizëm. Ai kërkoi që institucionet të fokusohen te rehabilitimi i individit në vend të masave ekstreme. “Pas informacionit që kam marrë për atë që ka ndodhur, më vjen shumë keq. I bëj thirrje drejtësisë së Republikës së Kosovës të mendojë si një prind për Gjestin, jo si xhelat. Të ketë parasysh që po kalon momente të vështira dhe ka kaluar,” është shprehur ai.

Më tej, artisti theksoi faktin se Gjesti tashmë ka reflektuar dhe ka kërkuar falje për veprimet e tij. Sipas G-Banit, duke marrë parasysh natyrën e veprës, drejtësia nuk duhet të tregojë fytyrën e saj më të ashpër. “Gjesti është një artist që akuzohet për një krim, por ai nuk ka vrarë njeri dhe nuk ka dëmtuar jetën e askujt. Nuk është një kriminel,” theksoi G-Bani në reagimin e tij.

Në mbyllje, ai i kërkoi institucioneve përkatëse që të zbatojnë ligjin me ndjeshmëri, duke llogaritur gjithashtu rrethanat njerëzore dhe duke i dhënë mundësinë artistit të kalojë këtë sfidë pa u dëmtuar përfundimisht nga sistemi. /Prive

 

View this post on Instagram

 

A post shared by G-BANI (@gbanik1ng)

Të Ngjashme