Profesori nga Parisi, Nezir Kraki, ka reaguar pas kërkesave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Kraki përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se Serbia kur e kishte veriun nën kontroll, kërkesa e saj ka qenë “Kosova është e jona”, ndërsa tani ajo me të njëjtit politikanë kërkon “veç” rikthimin e kontrollit të saj në veri.
Sipas tij, ai kërkon atë që ia kanë premtuar disa diplomatë veriun serb.
“Kur Serbia e kishte veriun nën kontroll, kërkesa e saj ka qenë “Kosova është e jona”, tani e njëjta Serbi me të njëjtit politikanë kërkon “veç” rikthimin e kontrollit të saj në veri. A po e shihni ndryshimin o fylla e filikaqa?”, ka shkruar Kraki.
Postimi i plotë:
Kur Serbia e kishte veriun nën kontroll, kërkesa e saj ka qenë “Kosova është e jona”, tani e njëjta Serbi me të njëjtit politikanë kërkon “veç” rikthimin e kontrollit të saj në veri. A po e shihni ndryshimin o fylla e filikaqa?
Me fjalë tjera, Vuqa po e kërkon atë që ia kanë premtu disa diplomatë: veriun serb.
NCUK. S’ka mo tula t’magarit qysh thojke Daja Qamil.