ShowBizzz

Po Kristi ç’pati? Ironizon Luizin pas debatit me Dea Mishel: Më adhuron dhe…

Ditët e fundit, rrjetet sociale janë mbushur me komente, nisur nga përplasja e Luiz Ejllit me Dea Mishel.

Kjo e fundit iu përgjigj ofendimeve të këngëtarit nëpërmjet disa postimeve të gjatë InstaStory.

Mirëpo duket se ndaj Luizit, pakënaqësi paska edhe Krist Aliaj.

Përmes një statusi në Instagram ai ka ironizuar fituesin e “Big Brother VIP”, teksa nuk dihet se cilës deklaratë i referohet konkretisht.

Kristi ka postuar një foto me Luizin duke shkruar:

“Thjesht nuk mund të rezistosh të përmendësh emrin tim. Duket se jam bërë yll i mendimeve të tua në orët e vona. Rri i qetës. Adhurimi yt sekret për mua do mbetet gjithmonë mes nesh”.

Ai i ka bërë edhe ‘tag’ Luizit, i cili nuk ka reaguar ende.