1
E cilësuar si “femra e artë” për shkak të suksese në fushën e biznesit, Shkenda Dubova sot i ka dhënë fund beqarisë.
E njohur për rrjetin e qendrave të dobësimit “Kenda Center” më një sukses të jashtëzakonshëm në shumë vende të botës, Shkenda Dubova përherë ka dashur që në fokus të jenë të arriturat e saj dhe jo jeta private.
E megjithatë, kureshtja për zhvillimet e këtij aspekti, nuk ka munguar asnjëherë, shkruan “Kosovarja”.
Siç bëhet e ditur, Shkenda Dubova sot e kurorëzon dashurinë me martesë, për çka duket të jetë mjaftë e lumtur.
Dasma e madhe e me shumë të ftuar edhe nga fusha e afarizmit, skenës dhe jetës publike në përgjithësi, do të mbahet në “Grand Events”, ku nusja pritet të shkëlqej.
Shkenda Dubova njihet edhe si afaristja me të arriturat të mëdha, por edhe si femra më e bukur në biznes.
ks