Presidenti historik i Kosovës, njeriu që ka luftuar me butësi për të ardhmen e këtij vendi, fatkeqësisht nuk ka arritur ta shohë lindjen dhe rriten e disa prej pasardhësve të tij.
Dr.Ibrahim Rugova ka lënë pas dy djem dhe një vajzë, ndërkohë që familja është shtuar me nipër dhe mbesa.
Pasardhësit e arkitektit të Pavarësisë së Kosovës po rriten, sigurisht me krenarinë më të madhe për emrin dhe lavdinë e gjyshit, shkruan “Kosovarja”.
Ky është Ariani, nipi simpatik i Dr.Ibrahim Rugovës, i biri i Mendimit e Blerines, i cili po i ngjanë kohës.