ShowBizzz

“Po sikur burri i saj të ishte aty…”- Sardi i përgjigjet me siklet pyetjes për momentin kur u “zbërthye” Olta Gixhari

E premtja që lamë pas ishte nata e katërt e “Dancing With The Stars”.

Edhe në këtë natë Olta Gixhari kishte zgjedhur një nga fustanet më të bukur në daljet e saj me të cilin shkëlqeu, mirëpo aktorja u përball me një incident.

Gixhari mbante veshur një fustan të gjatë ngjyrë bezhë me detaje që e tregonin shumë mirë por pasi ajo mbarii komentin e saj për një nga çiftet në skenë dhe i la fjalën Ilir Shaqirit në një moment iu hap zinxhiri mbrapa.

TS Poll - Loading poll ...

Olta i kërkoi ndihmë Ilirit ta ndihmonte ta mbyllte, por ai refuzoi duke i thënë se ka djem të tjerë plot.

Në këtë moment iu ofrua Sardi, i cili sapo kishte mbaruar performancën dhe po priste vlerësimin e jurisë.

Ndërsa së fundmi, teksa ishte duke bërë provat për kërcimin e rradhës në “Dancing With The Stars”, Sardi është pyetur nga balerina e tij se, “si ishte ti mbyllte zinxhirin Oltës“.

Jam 1 milion përqind i sigurt që edhe ata që e kanë inat Oltën do të donin të ishin në vendin tim“, u përgjigj ai, ndërsa më pas u ngacmua sërish nga balerina, e cila i tha: “Po sikur të ishte burri i Oltës aty, çfarë do bëje?

“O zotëri, për zotin vetëm zinxhirin i rregullova. Unë zinxhirin i mbylla nuk ja hapa”, tha Sardi me shaka.



lokimagazine