Ditën e sotme në “Trotuar” në “E Diell” ishin disa ish-banorë të “Big Brother VIP”, të edicionit të parë ashtu edhe të dytë.
Teksa të ftuarit kishin për të folur rreth bukurisë së Jori Dellit, Krist Aliaj u shpreh se ‘ajo do një burrë mafioz’, gjë që modelja e kundërshtoi menjëherë. Madje bukuroshja i tha të ketë kujdes, se do t’i nxirrte mesazhet që i dërgonte.
Por jo vetëm kaq, pasi Kristi i bëri komplimente Antonela Berishës, e cila në fund të bisedës bëri një deklaratë të papritur.
“Po të isha me ty në BB VIP, mund të krijoja diçka me ty”, u shpreh Antonela.
Më pas shtoi se “Olta Gixhari nuk do kishte shans që të hynte në territorin e saj”.
Më pas Edi Manushi i tha Kristit që t’i thoshte Berishës ndonjë fjalë në frëngjisht që ta bënte për vete dhe ai tha : “Je një bukuri e egër”.