ShowBizzz

‘Po t’ishte xhaxhi (Enver) gjallë’, Rezarta jep përgjigjen e papritur

Sipërmarrësja e njohur Rezarta Shkurta ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një reagim ndaj një komenti që mori në Instagram.

Në një video me bashkëshortin e saj Ermal Hoxhën të publikuar në profilin e saj në Instagram, një ndjekës i ka shkruar:

Moneytizer Paragrafi 2

“Po të ishte xhaxhi gjallë, a thu çfarë do të thoshte?!”

Rezarta, pa hezituar, i është përgjigjur me humor dhe vetëbesim:

Moneytizer Paragrafi 4

“Nëse do ishte gjallë… Një gjë është e sigurt! Ti s’do guxoje të ma bëje këtë pyetje 😂”

E veçanta e kësaj pyetje, është se erdhi pikërisht ditën e sotme, në datën e lindjes së Enver Hoxhës, më 16 tetor.

Enver Hoxha ishte një politikan dhe udhëheqës komunist shqiptar që drejtoi vendin për disa dekada gjatë regjimit të tij.

Rezarta, e martuar me Ermal Hoxhën – nipin e tij, është shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes familjare me ish-udhëheqësin, por edhe për mënyrën se si ajo përpiqet të mbajë një profil modern dhe artistik, larg temave politike.

Artikull i sponzorizuar



ks