Shëndetësi

Po veproni gabim me gradet e kondicionerit tani ne vere: Pa e ditur thajmë ajrin dhe rrudhosim mushkërinë

Mjeku alternativ, Ylli Merja, ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Good Morning Albanians, ku foli në lidhje me kujdesin që duhet të tregojmë për shëndetin gjatë ditëve të nxehta të verës.

Mjeku u ndal dhe te përdorimi i kondicionerit dhe pasojat që ai mund të sjellë gjatë ditëve kur temperaturat shkojnë mbi 40 gradë celcius.

Merja theksoi se nëse ne e mbajmë kondicionerin në19 gradë dhe më pas dalim jashtë në temperatura mbi 40 gradë celcius, atëherë dëmtojmë mushkrinë duke e tkurrur atë.

“Ne e rregjistrojmë kondicionerin 22 gradë, 19 në disa ambjente, kjo me të vërtetë është një mosdije nga ana e njohurive shkencore përsa i përket mjekësisë ose atyre pulmoneve.

Çfarë bëjmë?

Pa e ditur thajmë ajrin, rrudhosim mushkërinë dhe kur dalim nga një ambient 19 gradë 20, 22 në një ambient të jashtëm ku temperature është 36- 40 gradë celcius, tkurret mushkëria, futet ajri i nxehtë dhe mushkria duket sikur plas”, tha Mjeku.