20
Policia ka njoftuar për arrestimin e një të mituri në Podujevë, nën dyshimin se e ka therur me thikë një të mitur.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 16.10.2024-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.