Lajme

Policia apelon për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale nga të rinjtë

Policia e Kosovës ka apeluar të rinjtë për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos platformës TikTok.

Në njoftim thuhet se kjo platformë kohët e fundit ka shpërndarë sfida që paraqesin rreziqe për shëndetin dhe sigurinë e të rinjve.

Po ashtu thuhet se kjo sfidë është një nxitje për të realizuar veprime përmes lojërave që mund të shkaktojnë lëndime dhe dëmtime të ndryshme.

Më tej, Policia u ka kërkuar prindërve që të jenë të vëmendshëm për pëdorimn e rrjeteve sociale nga fëmijët.

Policia e Kosovës  është e fokusuar në mbrojtjen dhe  sigurinë e fëmijëve andaj apelon për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos platformës TikTok, e cila kohët e fundit ka shpërndarë sfida që paraqesin rreziqe për shëndetin dhe sigurinë e të rinjve. Kjo sfidë është një nxitje për të realizuar veprime përmes lojërave  që mund të shkaktojnë lëndime dhe dëmtime të ndryshme. Policia e Kosovës, kërkon mbështetjen e prindërve dhe komunitetit për të ndërgjegjësuar fëmijët dhe adoleshentët për rreziqet që mund të sjellë angazhimi i pjesëmarrjes në këto  sfida. Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm mbi përdorimin e  rrjeteve të ndryshme sociale  nga  fëmijët e tyre dhe t’i ndihmojnë ata në  identifikimin dhe ofrimin e ndihmës për shmangien e përfshirjes se tyre në lojërat e dëmshme dhe të rrezikshme. Policia e Kosovës është e angazhuar në mbështetje të komunitetit dhe të rinjve për një përdorim të sigurt dhe të përgjegjshëm të rrjeteve sociale, dhe i bën thirrje çdo prindi dhe mësuesi të jetë i vëmendshëm dhe të inkurajojë përdorimin e teknologjisë për qëllime pozitive dhe edukative. “Super heronjtë nuk janë të vërtet kujdesuni për veten dhe shokët tuaj. Mos u bëni pjesë e lojës që rrezikon jetën”, thuhet në njoftim./teve1.info/