Lajme

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të reshjeve të shiut

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, veçanërisht për shoferët e automjeteve, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe reshjeve të shiut që po mbizotërojnë në vend.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Policia ka apeluar që ngasësit të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të përshtatin shpejtësinë me gjendjen e rrugëve, duke theksuar se rrugët e lagështa rrisin rrezikun e rrëshqitjeve dhe aksidenteve.

Autoritetet u kanë bërë thirrje shoferëve të mbajnë distancën e nevojshme mes mjeteve, të ngadalësojnë lëvizjen dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, duke theksuar se siguria në trafik është prioritet dhe se kujdesi i shtuar ndihmon në ruajtjen e jetës.

Të Ngjashme