Lajme

Policia arreston një person për armëmbajtje pa leje

Është arrestuar një person në Pejë për posedim të paautorizuar të armëve.

Policia ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli rutinë më 4 janar ka ndaluar një person në “Mbretëresha Teutё”, ku në çantën është gjetur një armë zjarri me karikator dhe tetë fishekë.

Sipas PK-së i dyshuari gjatë intervistimin në stacionin policor ka pranuar se ka edhe një armë në shtëpi.

Ai me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

TS Poll - Loading poll ...