Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar palët e përfshira në sulmin fizik që ka ndodhur në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana ka thënë për teve1.info se informatën për incidentin e kanë pranuar rreth orës 12:00
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka nis një hetim për zbardhjen e rastit”, ka thënë ai për teve1.info.
Në një video të publikuar nga Kallxo.com shihet se një mësimdhënës rrah një nxënës, i cili poashtu e godet mësimdhënësin.